Prill 06, 2022 12:49 Europe/Tirane
  • Dërgimi i dronëve vetëvrasës amerikanë në Ukrainë

Burimet e lajmeve raportuan se dronët vetëvrasës të prodhuar nga SHBA do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar ushtrinë ruse.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gazeta “Daily Mail” njoftoi: Shtetet e Bashkuara synojnë të dërgojnë në Ukrainë 10 dronë shumë të fuqishëm Suicide Blade 600, si pjesë e paketës së sapo-miratuar të ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh. Këta dronë 50 kg, mund të fluturojnë 24 milje për 40 minuta dhe më të shkatërrojnë objektivin shumë shpejt.  Këta dronë vetëvrasës mund të shkatërrojnë një tank duke përdorur predha speciale. Pentagoni të premten e kaluar njoftoi dhënien e ndihmës financiare për Ukrainën dhe dronët vetvarasës do të blihet direkt nga një prodhues me bazë në Kaliforni. Dronët janë përfshirë në një pakete prej 800 milionë dollarësh, e shpallur nga Shtëpia e Bardhë më 16 mars. Këta dronë amerikanë deri më tani kanë qenë të disponueshëm vetëm për Britaninë. Presidenti i SHBA Joe Biden të mërkurën njoftoi se do të sigurojë 800 milionë dollarë ndihmë të re për sigurinë për Ukrainën. Këto paketa sigurie do të transferohen drejtpërdrejt nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së në ushtrinë ukrainase për t'i ndihmuar ukrainsit që të luftojnë evazionin rus./ParsToday