Prill 05, 2022 13:00 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë përpjekjet e evropiane për të reduktuar varësinë nga Rusia

Ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë përshkallëzohen, kryetari i Parlamentit Evropian ka thënë se Evropa duhet të ndjekë një politikë të pavarësisë nga Rusia.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola tha se duke përshpejtuar politikën e saj të pavarësisë nga Rusia, Evropa duhet të braktisë furnizimin me energji dhe të vendosë sanksione ndaj Moskës. Megjithatë, duke qenë se shkalla e varësisë së vendeve anëtare të BE-së ndryshon, është e pamundur të caktohet një afat i përgjithshëm për ndërprerjen e importeve të energjisë ruse nga Evropa. Më herët, ministri i energjisë i Katarit kishte konfirmuar se ishte praktikisht e pamundur të zëvendësohej gazi i vendit, sepse Rusia përbën 30 deri në 40 për qind të furnizimit me gaz në botë. Rusia është furnizuesi më i madh i BE-së me gaz dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë./ParsToday