Prill 07, 2022 06:36 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të ulur çmimin e naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se shtetet anëtare do të lëshojnë 120 milionë fuçi naftë shtesë nga rezervat e tyre emergjente për të ndaluar rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar pas evazionit rus ndaj Ukrainës.

Sipas IRNA, “Fatih Birol”, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në një postim në Twitter shkroi: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po ofron gjithsej 120 milionë fuçi naftë bruto, përfshirë 60 milionë fuçi, nga pjesa e rezervave  emergjente të SHBA-së. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara nga rezervat strategjike futën në treg 180 milionë fuçi naftë bruto, por kjo masë nuk mundi të ulte çmimin e këtij produkti në tregjet botërore. Javën e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan mundësinë e çlirimit të 180 milionë fuçive nga rezervat e saj strategjike, si dhe pas karantinimit të gjerë në Shangai të Kinës, çmimet e naftës ranë madje edhe indeksi i çmimit të naftës në SHBA ra nën 100 dollarë për fuçi. Megjithatë, ndërsa në fillim të kësaj jave, tensionet midis Rusisë dhe vendeve evropiane u rritën përsëri, duke ngritur shqetësime për furnizimet me naftë. Kjo ka çuar në rritjen e çmimeve të naftës, pavarësisht shqetësimeve për rikthimin e koronës dhe shfaqjen e llojeve të reja të këtij virusi.  Çmimet e naftës Brent dje u rritën me 1. 7% dhe nafta u shit me 109,40 dollarë për fuçi. Indeksi i çmimeve të naftës në SHBA gjithashtu u rrit me 1. 7% duke arritur kuotën e 105,10 dollarë për fuçi./ParsToday