Blinken: Po shqyrtojmë dërgimin e armëve të reja në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se vendi i tij po shqyrton dërgimin e "armëve të reja" në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken të enjten tha se Uashingtoni po shqyrton dërgimin e armëve të reja në Ukrainë. Sipas Reuters, Blinken pasi mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s tha: "Ne po analziojmë mundësinë se çfarë armësh të reja mund t'i dërgojmë Ukrainës." Më tej ai pretnedoi: "Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë asgjë të pengojë dërgimin e armëve në Ukrainë." Përveç Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në margjinat e takimit tha: "U kërkova aleatëve të ofrojnë më shumë mbështetje [për Ukrainën] duke ofruar sisteme të ndryshme, si armë të vogla dhe armë të rënda." Zyrtari i NATO-s pretendoi: "Për shkak se Ukraina po mbrohet në këtë luftë, nuk ka kuptim që të bëhet dallimi midis armëve mbrojtëse dhe sulmuese."/ParsToday