Prill 08, 2022 19:08 Europe/Tirane
  • Katër ushtarë amerikanë plagosen në Siri

Burimet informative kanë njoftuar për plagosjen e katër ushtarëve amerikanë në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se shtabi i komandës së forcave terroriste të Amerikës të dislokuara në rajonin e Azisë Perëndimore, Azisë Qendrore dhe Afrikës Lindore i quajtur CENTCOM, ka deklaruar se katër ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë sulmit raketor kundër bazës së ushtrisë amerikane në provincën Dejrul-Zur në lindje të Sirisë.

Këto raketa kanë goditur një objekt logjistik në bazën e forcave amerikane të cilën e drejtojnë forcat e grupit militant kurde SDF të mbështetura nga Amerika.

CENTOCOM nuk e ka përcaktuar burimin e këtij sulmi raketor, mirëpo ka deklaruar se kjo ngjarje është duke u hetuar dhe shqyrtuar./ParsToday