Prill 13, 2022 07:10 Europe/Tirane
  • Liderët e Polonisë dhe vendeve Baltike shkojnë për vizitë në Kiev

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Lajmin e ka bërë me këshilltari i liderit polak në rrjete sociale.

Vendet tona “po i tregojnë mbështetje Ukrainës dhe Presidentit Zelensky”, ka thënë në Twitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch.

Vizita e tyre vjen disa ditë pas asaj të kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Presidenti Zelensky e ka përshkruar vizitën e presidentëve të Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë si një “gjest mbështetjeje” për Ukrainën, shkruan BBC.

Takimi midis lidërve do të përqëndrohet në mënyrat për të ndihmuar civilët ukrainas si dhe ushtrinë. Vizita e tyre vjen një ditë pasi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi planet për të shkuar në Ukrainë.

Ukraina e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, pas kritikave të shumta se ky i fundit kishte mbështetur Rusinë gjatë kohës si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.