Rusia thirri ambasadorin e regjimit sionist
Ministria e Jashtme ruse të dielën thirri ambasadorin izraelit në Moskë për të protestuar ndaj qëndrimit të ministrit të jashtëm të këtij regjimi kundër zhvillimeve në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar televizionin Al-Jazeera, vendimi i Ministrisë së Jashtme ruse është marrë pas qëndrimeve të fundit të ministrit të jashtëm izraelit "Yair Lapid", i cili ka dënuar operacionin special të Moskës në Ukrainë. Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid pak ditë më parë në një mesazh në Twitter shkroi: “Imazhet dhe pamjet nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kanë kryer krime lufte kundër civilëve të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”. Më herët Ministria e Jashtme ruse kishte kritikuar deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit Yair Lapid në lidhje me mbështetjen e Tel Avivit për vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, me pretekstin e zhvillimeve në Ukrainë./ParsToday