Prill 19, 2022 07:19 Europe/Tirane
  • Rusia mund të mësojë të anashkalojë sanksionet nga Irani

Rusia është përballur me sanksione të paprecedentë dhe do t'i duhet të kthehet tek një aleat me më shumë se katër dekada përvojë të sanksioneve perëndimore, raportoi CNN.

Sipas Fars, uebsajti i rrjetit të lajmeve CNN së fundi në një analizë rreth ndihmës së Iranit për Rusinë në anashkalimin e sanksioneve të SHBA dhe aleatëve, tha se duke qenë se Rusia është përballur pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë së saj me sanksione të paprecedentë,  ajo mund të detyrohet t’i referohet një aleati të besueshëm me më shumë se katër dekada përvojë në sanksionet perëndimore. Irani thuhet se ishte vendi më i sanksionuar në botë, por tani Rusia mban rekordin.  "Interesat e përbashkëta në anashkalimin e sanksioneve janë vendimtare për këtë dinamikë në marrëdhëniet Rusi-Iran," tha Giorgio Caffeiro, drejtor i qendres Gulf State Analytics me bazë në Uashington, D.C. Ministri rus i Transportit Vitaly Sauliev muajin e kaluar mes tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit tha se vendi i tij po konsideronte të ndihmonte Iranin të anashkalonte sanksionet për mirëmbajtjen e avionëve dhe pjesët rezervë. “Pas dekadash kufizimesh ekonomike perëndimore, Irani po i anashkalon sanksionet me ndihmën e anijeve të veta dhe sot Rusia po përjeton një krizë të ngjashme me Perëndimin që kërkon të gjymtojë përpjekjet e tij”, thuhet në raport. Një mënyrë se si Rusia mund të mësojë tu mbijetojë sanksioneve të mundshme ndaj naftës së saj është zhvendosja e anijeve dhe riemërtimi i tyre, një taktikë e përdorur nga Irani. Reuters ka raportuar më parë se Irani ka fshehur miliona fuçi naftë në portet më pak të njohura aziatike në të kaluarën për t'iu shmangur sanksioneve perëndimore. "Hija" është mekanizmi më i përdorur me të cilin anijet fikin sistemet e tyre të zbulimit automatik kur kalojnë ngarkesën nga një anije në tjetrën, tha për CNN analisti amerikan Cork McGarry. Në rastin e Iranit, u përdor edhe Malajzia, ku nafta iraniane përzihej me naftë nga vende të tjera dhe shitej si produkt jo iranian për blerësit ndërkombëtarë. Një tjetër analist tha se ikja nga sanksionet nuk ishte një detyrë e lehtë. Mësimi që Rusia duhet të mësojë nga përvoja e Iranit është se është e vështirë të anashkalosh sanksionet dhe tu rezistosh sanksioneve njëkohësisht./ParsToday