Zelensky u bë lodra e Perëndimit kundër Rusisë
Ministri i Jashtëm rus tha se Perëndimi kishte abuzuar me presidentin ukrainas për të shtuar qëndrimin e tij anti-rus.
Sergei Lavrov akuzoi presidentin ukrainas për injorimin e zbatimit të marrëveshjeve së Minskut dhe tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte abuzuar nga Perëndimi për t’iu kundërvënë Rusisë. Lavrov gjithashtu tha se populli ukrainas duhet të vendosë vetë për fatin e tij dhe se Rusia nuk ka plane për të nxitur ndryshimin e regjimit në Ukrainë. Sipas ministrit të Jashtëm rus, vendi nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një operacion ushtarak në Ukrainë, pasi forcat ukrainase intensifikuan sulmet e tyre në rajonin e Donbasit, gjë që çoi në një tërheqje masive të civilëve nga rajoni dhe detyroi republikat e vetëshpallura Doneck dhe Luhansk që të kërkojnë ndihmë nga Rusia. Duke përkuar me kërkesat e përsëritura të Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO dhe marrjen e ndihmës shumëmilionëshe nga Perëndimi, pas lëvizjeve të fundit perëndimore pranë kufirit rus, më 24 shkurt, Presidenti Vladimir Putin urdhëroi nisjen e një sulmi ushtarak në rajonin e Donbasit, në përgjigje të kërkesës për ndihmë ushtarake nga udhëheqësit e republikave Donetsk dhe Luhanxk në lindje të Ukrainës. Pas kësaj avionët luftarakë, artileria ruse dhe sistemet raketore, sulmuan dhe bombarduan pozicionet ushtarake ukrainase. Presidenti Putin theksoi se sulmi kishte për qëllim denazistimin dhe çarmatimin e Ukrainës. Presidenti rus gjithashtu ka paralajmëruar se veprimet perëndimore në dërgimin e armëve dhe mercenarëve në Ukrainë janë janë faktorë që e bëjnë konfliktin edhe më të përgjakshëm./ParsToday