Publikohet dërgesa me sasi të mëdha armësh nga Gjermania në Ukrainë
Gjatë një vizite në shtetet baltike, ministrja e jashtme gjermane tha se vendi pa njoftim publik kishte dërguar një sasi të madhe armësh në Ukrainë me pretekstin e luftës në atë vend.
Në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm letonez Edgars Rinkviks, ministrja e Jashtme gjermane Annalna Bayerbuk pretendoi se dërgesa me sasi të mëdha armësh, përfshin sistemet raketore anti-tank që Gjermania i dërgon për ukrainasit. Sipas saj Gjermania po merr masat për t'i dorëzuar ato sa më shpejt që të jetë e mudnur. Më herët, ministri gjerman i Drejtësisë Marco Bushmann pretendoi se dërgimi i armëve në Ukrainë nuk do të thotë që të hysh në luftë me Rusinë. Ndërkohë, Rusia së fundmi ka paralajmëruar zyrtarisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera se mbështetja për Ukrainën duke ofruar ndihmë ushtarake do të zgjaste luftën në këtë vend dhe do të kishte pasoja madje të paparashikueshme. Ndryshe nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, Gjermania fillimisht refuzoi të dërgonte armë vdekjeprurëse në Ukrainë, pas ofensivës ushtarake të Rusisë kundër fqinjit të saj./ParsToday