Shtetet e Bashkuara po përhapin lajme të rreme për Mariupolin
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova të premten tha: Departamenti Amerikan i Shtetit po përhap lajme të rreme për qytetin Mariupol në Ukrainë.
Zakharova shtoi: Pak orë më parë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price e përshkroi raportin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes për rënien e Mariupolit si informacion të pasaktë dhe dramatik. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse theksoi se fati i të bllokuarve në fabrikën e çelikut Azovtsal nuk është i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara sepse ky vend nuk dëshiron paqe për Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken të enjten tha: Situata në Mariupol të Ukrainës është bërë vërtet e tmerrshme. Ai pretendoi: Pasi forcat ruse të tërhiqen nga Mariupol në të ardhmen, do të zbulohen krime shumë më të këqija se vdekja, shkatërrimi dhe krimet në Bucha. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të enjten njoftoi se ushtria e vendit ka pastruar të gjitha zonat e Mariupolit nga trupat ukrainase dhe vetëm një pjesë e vogël e trupave ukrainase mbeten në fabrikën e çelikut Azovtsal./ParsToday