Prill 23, 2022 12:51 Europe/Tirane
  • Polemika në rritje brenda Bashkimit Evropian për embargon

Me vazhdimin e fushatës së sanksioneve perëndimore, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian, kundër Rusisë me pretekstin e luftës në Ukrainë, çështja e sanksioneve ndaj naftës dhe gazit rus është bërë një faktor për rritjen e ndasive dhe mosmarrëveshjeve të brendshme në Bashkimin Evropian.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell në një intervistë tha: BE-ja aktualisht nuk ka plane të vendosë një ndalim masiv të naftës dhe produkteve të naftës ruse, pasi disa anëtarë të BE-së kanë kërcënuar të vënë veton ndaj një nisme të tillë.  Borrell vazhdoi duke thënë se ndërprerja e energjisë së Rusisë ishte hapi më i rëndësishëm drejt krijimit të autonomisë evropiane. Ai gjithashtu shtoi:  Aktualisht nuk ka propozime në tryezë për sanksione ndaj naftës dhe gazit rus, por shumë mendime dhe propozime janë duke u shqyrtuar.  Vendet e BE-së kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Moskës pas evazionit të Rusisë në Ukrainë dhe disa vende, veçanërisht aleatët e SHBA-së në Evropën Lindore dhe Franca, po bëjnë thirrje për sanksione ndaj importeve të energjisë nga Rusia. Megjithatë, kjo kërkesë ka hasur në kundërshtime serioze, veçanërisht nga Gjermania si ekonomia më e madhe në Evropë dhe vendi më i rëndësishëm në Bashkimin Evropian, si dhe Austria dhe Hungaria. Disa institucione financiare gjermane kanë deklaruar se ekonomia gjermane do të ngecë nëse importet e energjisë nga Rusia ndërpriten.  Gjermania është një klient kryesor i naftës ruse dhe me të cilën furnizon më shumë se 30 për qind të nevojave të saj për naftë. Rusia gjithashtu furnizon Gjermaninë me të paktën 49 për qind të gazit të saj. Në rastin e Austrisë, kjo varësi është shumë më e madhe dhe më e thellë. Është interesante se Shtetet e Bashkuara janë në ballë të sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Rusisë. Së fundmi ajo vendosi sanksione për importet e energjisë nga Rusia, por ka dhënë alarmin për shqetësimet për efektet negative të embargos së naftës të Rusisë, sidomos në rritjen e çmimeve të energjisë, veçanërisht të benzinës, për shkak të embargos  së naftës të BE-së ndaj Rusisë.  Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka paralajmëruar efektet e një embargoje të plotë ndaj naftës dhe gazit rus, duke pranuar se kjo mund të ngadalësojë rritjen ekonomike. Me fjalë të tjera, Uashingtoni e di mirë këtë s embargo ndaj natës ruse do të rrisë çmimet e naftës dhe  përfundimisht Moska do të fitojë më shumë nga paratë e naftës, pavarësisht rënies së eksporteve të naftës. Ndërsa pasojat negative të një lëvizjeje të tillë do të prekin ekonomitë e vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e cila është ende nën presion të lartë të inflacionit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë pas luftës në Ukrainë. Kohët e fundit, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi se vendosja e sanksioneve aktuale dhe të ardhshme kundër Rusisë sigurisht që mund të shkaktojë një nga goditjet më të këqija në tregun global të naftës. Kështu, pavarësisht kërkesave evropiane për të rritur presionin ndaj Rusisë me pretekstin e luftës në Ukrainë, duke përfshirë sanksionet për importet e energjisë nga Rusia, por vetë këto vende përballen me pengesa strukturore në këtë drejtim.  Në të njëjtën kohë, ekziston skepticizmi se një veprim i tillë do të mund të ndalonte operacionet ushtarake ruse në Ukrainë./ParsToday