Zvicra refuzon kërkesën e Gjermanisë për të eksportuar municione në Ukrainë
Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike ka refuzuar 2 kërkesa të Gjermanisë për të eksportuar municione në Ukrainë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me kalimin e më shumë se dy muajve pas fillimit të operacioneve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike ka konfirmuar se "të dyja kërkesat gjermane për të dërguar municion në Ukrainë për shkak të neutralitetit zviceran, janë refuzuar".
Rusia nisi operacionet ushtarake ndaj Ukrainës më 24 shkurt pas veprimeve provokuese të NATO-s në kufirin e saj dhe vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, jo vetëm që nuk arritën të ulin tensionet dhe t'i japin fund konfliktit në Ukrainë, por gjithashtu dërguan pajisje, armë dhe shtuan presionin ndaj Rusisë./ParsToday