Prill 25, 2022 19:50 Europe/Tirane
  • Mbështetja perëndimore ndaj aparteidit izraelit, nuk njeh kufij

Duke kritikuar qasjen e Perëndimit ndaj Palestinës, një analist i çështjeve politike në Britani thotë se Dita Botërore e Kodsit është një obligim dhe detyrë fetare për të përkujtuar vuajtjet dhe padrejtësitë kundër palestinezëve.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA në Londër, Rodney Shakespeare e quajti Ditën Botërore të Kodsit një ngjarje më shumë se një rast vjetor, ndërsa tha: "Kjo ditë është një obligim dhe detyrë fetare për të kujtuar padrejtësinë dhe dhunën që po ushtrohet në Palestinë dhe si një urdhër fetar, Dita Botërore e Kodsit do të jetë e pavdekshme".

Një marsh madhështor në përkujtim të Ditës Botërore të Kodsit u mbajt dje (të dielën) në Londër pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së virusit Korona, në të cilën morën pjesë me mijëra besimtarë myslimanë, klerikë, aktivistë të shoqërisë civile, grupe të të drejtave të njeriut dhe grupe kundër luftës, si dhe aktivistë hebrenj dhe të krishterë anti-sionistë. Ky marsh protestues u mblodh para Ministrisë së Brendshme të Britanisë.

Ndërkohë, rabinët ortodoksë hebrenj të lëvizjes anti-izraelite “Naturi Karta”, deklaruan distancimin e tyre nga krimet e regjimit sionist dhe u bënë njëzëri me protestuesit duke kërkuar shkatërrimin e plotë të regjimit sionist. Ata bënin thirrje se feja hebraike është e ndarë nga sionizmi dhe është kundër krimeve që po kryhen në Palestinë".

Rodney Shakespeare në lidhje me vazhdimin e krimeve të regjimit sionist në Palestinën e pushtuar, deklaroi: "Izraeli është një entitet aparteidi i vendosur në një territor të pushtuar”.

Lidhur me standardin e dyfishtë perëndimor në mosdënimin e krimeve të regjimit sionist, Shakespeare theksoi se hipokrizia dhe mbështetja e vazhdueshme e Perëndimit ndaj dhunës regjimit sionist në Palestinë nuk njeh kufij./ParsToday