E ardhmja e Ukrainës është në një Evropë të bashkuar
Kryeministri i Ukrainës në një fjalim të dielën tha se e ardhmja e Ukrainës do të jetë në një Evropë të bashkuar dhe jo në Perandorinë Ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, kryeministri ukrainas Denis Shmihal të dielën tha se vendit i duhen më shumë armë dhe municione për tu mbrojtur dhe për të ndaluar sulmet ruse. Ai shtoi se duhet të vendosen më shumë sanksione ndaj Rusisë, sepse ajo financon terrorizmin dhe kryen vrasje masive. Forcat ruse kanë kryer krime të tmerrshme dhe krime lufte në Mariupol. Kryeministri i Ukrainës theksoi: Mariupoli është nën rrethim, por ushtria dhe mijëra civilë ukrainas kanë mbetur të bllokuar në uzinën Azofostal. Rusia të premten tha se po përgatitej të shpallte një armëpushim për të lejuar civilët që të largoheshin nga zona e rrethuar industriale e fabrikës së çelikut Azofostal. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë një takimi të enjten i tha Putinit se i gjithë qyteti i Mariupolit, me përjashtim të fabrikës së çelikut Azofostal, ku rreth 2,000 militantë ukrainas janë ende të stacionuar, ishte kapur nga forcat ruse./ParsToday