May 05, 2022 11:31 Europe/Tirane
  • Bjellorusia përpiqet të ndalojë konfliktin në Ukrainë

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, ka thënë se është duke bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në dhënien fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila është “zvarritur” më gjatë sesa e ka menduar ai.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, të publikuar më 5 maj, Lukashenko ka thënë se Kievi ka “provokuar” Moskën, teksa ka komentuar pushtimin rus në Ukrainë. Gjithashtu, Lukashenko ka thënë se ka informacione që tregojnë se Ukraina ka planifikuar të sulmojë edhe bjellorusët. Lideri bjellorus i ka ndihmuar Rusisë në këtë konflikt duke ia lënë të lirë territorin e shtetit të tij për të nisur sulme në tokën ukrainase. Lukashenko, 67-vjeçar, ka thënë për AP-në se është duke bërë “gjithçka” që mundet për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. “Nuk jam i zhytur aq në këtë problem sa të mund të them nëse gjithçka shkon sipas planit, siç thonë rusët. Dua të theksoj edhe një herë, më duket se ky operacion është duke u zvarritur”, ka thënë Lukashenko nga Minsku. Sipas tij, përdorimi i armëve bërthamore do të ishte gjë e “papranueshme”, mirëpo ka thënë se nuk e di nëse Rusia ka plane të tilla./ParsToday