Lufta godet rëndë edhe Gjermaninë
As ekonomia gjermane, e cilësuar si “motori i Europës”, nuk u bëri dot ballë pasojave të luftës në Ukrainë.
Eksportet industriale të Gjermanisë kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, 4.7 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, sipas agjencisë federale të statistikave Destatis. Kjo rënie është një tregues i “qartë” i ndikimit që lufta në Ukrainë ka në ekonominë gjermane, tha Ministria gjermane e Ekonomisë përmes një deklarate. “Rritja e pasigurisë reflektohet në më shumë mungesë të dërgesave, sidomos në shtetet që nuk janë në Eurozonë”, tha ministria. Rënia më e madhe është shënuar në mallrat kapitale, që përdoren nga kompanitë për prodhim. Në këto kohë të vështira politike dhe ekonomike, kjo rënie po ashtu tregon edhe ngurrimin për të investuar”, theksoi Destatis, që thotë se rënia është vënë re edhe në mallrat e tjera. Në Turqi, sakaq inflacioni mbërriti nivele të çmendura duke u llogaritur në muajin prill në pothuajse 70 për qind. Një shifër e tillë paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ParsToday