May 05, 2022 18:36 Europe/Tirane
  • Rusia praktikon sulme raketore bërthamore

Rusia ka simuluar sulme raketore me aftësi bërthamore në enklavën perëndimore të Kaliningradit në Detin Baltik, si një sinjal i mundshëm për Perëndimin, i cili ka mbështetur fuqishëm Ukrainën, dhe si një tregues se si mund të përshkallëzohet konflikti në Ukrainë.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se Moska kishte simuluar "lansimet elektronike" të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme Iskander me aftësi bërthamore gjatë manovrave ushtarake në Kaliningrad, rajon që ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë. Kjo ministri tha se forcat ruse kishin kryer sulme të vetme dhe të shumëfishta në raketat e armikut, fushat ajrore, infrastrukturën e mbrojtur, pajisjet ushtarake dhe postet komanduese. Pas kryerjes së lëshimeve raketore, personeli ushtarak kreu një manovër për të ndryshuar pozicionin e tyre për të shmangur "një sulm të mundshëm hakmarrës", shtoi ministria. Njësitë luftarake praktikuan gjithashtu "veprime në kushte të rrezatimit dhe ndotjes kimike", thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Sipas vëzhguesve, televizioni shtetëror rus ditët e fundit është përpjekur ta bëjë përdorimin e armëve bërthamore më të pranueshëm për publikun./ParsToday