May 09, 2022 10:38 Europe/Tirane
  • SHBA vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Që nga evazioni ndaj Ukrainës nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë rritur sanksionet dhe presionin ndaj Rusisë. Shtetet e Bashkuara të dielën vendosën sanksione ndaj tetë drejtuesve të Sberbank, e cila përbën një të tretën e totalit të aktiveve bankare të Rusisë dhe 27 drejtuesve të Gazprombank të Rusisë, e cila po zbaton një mekanizëm të ri të pagesës së gazit për blerësit evropianë. Uashingtoni në listën e sanksioneve gjithashtu shtoi Bankën Industriale të Moskës dhe 10 filialet e saj. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar licencat për eksportin e lëndëve të para, materialeve të veçanta bërthamore, nënprodukteve dhe deuteriumit në Rusi. Sipas burimeve të lajmeve, Uashingtoni ka vendosur gjithashtu sanksione ndaj shtatë kompanive të anijeve që zotërojnë 69 anije, si dhe një kompani armësh në Rusi. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të vendosin kufizime të reja në sektorin industrial të Rusisë, duke përfshirë industrinë e përpunimit të drurit, motorët industrialë dhe motorët e tjerë. Sanksionet e SHBA-së që u vendosën të dielën përfshijnë gjithashtu kufizime të vizave ndaj 100 zyrtarëve rusë. Rusia që nga 24 shkurti ka nisur një operacion në Ukrainë në mbështetje të republikave të vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk. Rusia ka thënë se sulmi i saj ndaj Ukrainës nuk është fillimi i një lufte, por një përpjekje për të parandaluar një luftë botërore. Në lidhje me këtë, presidenti rus Vladimir Putin së fundi qëllimin e Moskës për "operacionet" në Ukrainë e përshkroi si "de-nazistizim" dhe çlirimin e rajoneve rusisht-folëse nga gjenocidi. Moska ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore kundër armatosjes së Ukrainës, si dhe injorimit të paralajmërimeve të saj mbi abuzimet me të drejtat e njeriut dhe sulmet e forcave ukrainase ndaj rusëve që jetojnë në lindje të Ukrainës. Rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore janë të dominuara nga Rusia. Të dy rajonet shpallën autonominë e tyre nga qeveria qendrore e Ukrainës në vitin 2014 pas një grushti shteti nga perëndimorët kundër qeverisë së atëhershme. Pas zhvillimeve të vitit 2014 dhe rrëzimit të presidentit të atëhershëm pro-rus Viktor Janukoviç, qeveria properëndimore ukrainase ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t'iu afruar Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe anëtarësimit në institucionet perëndimore, veçanërisht në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka dërguar një lumë ndihmash ushtarake dhe armësh në Ukrainë me qëllim të frenimit dhe rrethimit të Rusisë dhe NATO është gjithnjë e më e pranishme në Ukrainë duke mbajtur stërvitje të përbashkëta dhe duke trajnuar trupat ukrainase. Rusia ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të lejojë që vendi i saj të kërcënohet nëpërmjet territorit ukrainas./ParsToday