May 12, 2022 18:52 Europe/Tirane
  • Ilhan Omar: Sanksionet kundër Iranit duhet të hiqen

Përfaqësuesja demokrate myslimane në Kongresin amerikan bëri thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Iranit dhe ringjalljen e marëveshjes bërthamore.

Sipas faqes së internetit Brit Bart, kongresmenja demokrate dhe myslimane Ilhan Omar kërkoi arritjen e një marrëveshje urgjente dhe të sigurt me Iranin dhe heqjen e sanksioneve. Omar në Tëitter shkroi. “Ne po humbasim kohë për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme dhe për të shmangur luftën. Tani është koha për të finalizuar marrëveshjen me Iranin”. Tweet-i i Ilhan Omar pati pasoja në mesin e zyrtarëve amerikanë, ku disa e akuzuan atë si pro-iraniane dhe anti-marrëveshjes Abrahamiane. Raundi i tetë i bisedimeve të Vjenës me fokus heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit, i cili filloi më 8 shkurt në kryeqytetin austriak, hyri në pushim për herë të dytë më 11 mars. Që nga fillimi i bisedimeve, qeveria amerikane është përpjekur vazhdimisht të akuzojë palët e ndryshme për ngadalësim dhe pengim të bisedimeve, në vend që të propozojë iniciativa praktike për avancimin e bisedimeve. Republika Islamike e Iranit ka theksuar se, duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë palë në shkeljen e marrëveshjes bërthamore, është Uashingtoni ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes me heqjen e sanksioneve dhe se përmbushja e detyrimeve të SHBA-së duhet të verifikohet./ParsToday