May 13, 2022 13:13 Europe/Tirane
  • Zvicra liron disa nga asetet e ngrira të Rusisë

Qeveria zvicerane në një deklaratë ka njoftuar se do të lirojë disa nga asetet e qeverisë ruse.

Sipas Reuters, qeveria zvicerane të enjten njoftoi  se kishte ngrirë 6.3 miliardë franga asete ruse, nga të cilat rreth 3.4 miliardë do të liroheshin. Erëin Bollinger, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike (SECO) që mbikëqyr sanksionet, gazetarëve u tha :  Ne nuk mund të konfiskojmë asete nëse nuk kemi arsye të mjaftueshme. Qeveritë perëndimore vazhdojnë të bëjnë presion ndaj qeverisë zvicerane për të ngrirë asetet ruse. Komisioni i Helsinkit, i cili punon me qeveritë evropiane për çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut, akuzoi qeverinë zvicerane për mbështetjen e Putinit dhe aleatëve të tij.  Vlerësohet se më shumë se 213 miliardë dollarë asete të personave fizikë dhe juridikë rusë janë të ruajtura në bankat zvicerane. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell kohët e fundit tha se asetet e bllokuara të Rusisë duhet të përdoren për të financuar rindërtimin e  Ukrainës. /ParsToday