May 14, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Rusia po braktis Kharkivin

Nga Joe Inwood, BBC Ukraina duket se e ka fituar betejën për Kharkivin- sipas Institutit për Studimet e Luftës.

Në vlerësimin e fundit për konfliktin, analistët e respektuar ushtarakë thonë se Rusia nuk arriti të rrethojë dot qytetin e dytë më të madh në Ukrainë- dhe tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për të bërë diçka të tillë.

 

Kharkivi, në verilindje të vendit, ndonjëherë njihet si qyteti-fortesë. Në këtë luftë tregoi se e meriton këtë emër.

Që prej nisjes së pushtimit, kapja e këtij qyteti ka qenë një synim strategjik i forcave ruse.

Por më shumë se dy muaj më pas, jo vetëm që kanë dështuar për të bërë diçka të tillë, por sipas institutit amerikan, ata i kanë braktisur përpjekjet.

Trupat ukrainase besohet se i kanë shtyrë ata drejt kufirit ndërkombëtar, me pretendimet se forcat e tyre nga ‘republikat popullore’ të vetëshpallura të Donetsk dhe Luhanesk, po vonohen të hyjnë në Rusi.

Por kjo nuk duket të jetë një tërheqje e plotë- siç u pa në kryeqytetin Kiev.

Një moment i rëndësishëm në luftë, më shumë se një pikë kthese./Syri