May 17, 2022 09:49 Europe/Tirane
  • Kryeministrja e re Francës u kërkon vajzave t’i ndjekin ëndrrat e tyre

Kryeministrja e re e Francës, Elisabeth Borne, është gruaja e parë që mban këtë detyrë në më shumë se 30 vjet dhe thotë se shpreson të frymëzojë vajzat e reja.

"Dua t'ia kushtoj nominimin tim të gjitha vajzave të vogla dhe t'u them atyre që shkojinë deri në fund,  ndiqini ëndrrat tuaja," tha ajo në fjalimin e saj të inaugurimit.

 

 

Inxhinierja 61-vjeçare, është përshkruar si një "teknokrate e krahut të majtë". Ajo shërbeu së fundmi si Ministre e Punës nën Presidentin Emmanuel Macron.

Franca ka zgjedhje të përgjithshme në qershor.

Por pasiguritë e zgjedhjeve parlamentare të 12-19 qershorit ngrenë një pikëpyetje mbi kohëzgjatjen e mandatit të zonjës Borne dhe sipas sistemit francez, kompetencat e Presidentit janë dukshëm më të mëdha se ato të Kryeministres.

Një aleancë e fuqishme majtiste-e gjelbër e udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon do të sfidojë partinë kryesore, atë të presidentit muajin e ardhshëm dhe disa spekulojnë se veterani i krahut të majtë mund të bëhet Kryeministër.

Zonja Borne ka përvojë të detajuar për çështjet kryesore të politikave të gjelbërta dhe sociale. Ajo ka shërbyer më parë si Ministre e Transportit dhe Ministre e Tranzicionit Ekologjik nën Macron, i cili u rizgjodh muajin e kaluar. Sfondi i saj shihet si një aseti për Macron, i cili synon të nxisë reformat e diskutueshme të politikës sociale./Syri