Të shtëna me armë në një supermarket, 2 të vdekur!
Qershor 08, 2022 08:44 Europe/Tirane
Dy persona u gjetën të vdekur pas të shtënave me armë në një supermarket në qytetin qendror gjerman Schwalmstadt të martën, sipas policisë lokale.
Të shtënat u raportuan në një supermarket rreth orës 13:00, tha policia. Mediat lokale raportuan se një burrë fillimisht qëlloi një grua dhe më pas vrau veten.Sipas policisë nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe aktualisht nuk ka asnjë provë për përfshirje të palëve të treta. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar.