Ushtria e Turqisë kryen sulme raketore në veri të Sirisë
Burime siriane të informimit kanë njoftuar për vazhdimin e sulmeve me raketa nga forcat ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë.
Ushtria turke ka pushtuar disa pjesë në veri dhe verilindje të Sirisë për dy vjet e gjysmë nën pretekstin e luftimit të terroristëve dhe një grup trupash turke janë ende të pranishëm në këto zona.
Sipas burimeve informative, forcat ushtarake të Turqisë sulmuan me raketa zonën Tal al-Sirijatil në fshatin Al-Halunxhi, në veri të qytetit të Manbixh, në pjesën lindore të Alepos (në veri të Sirisë).
Forcat ushtarake zë Turqisë kanë goditur edhe fshatin Bineh në rrethin Shirava në periferi të Afrinit, por akoma nuk është raportuar për viktima.
Burimet siriane të informimit gjithashtu kanë njoftuar se dy helikopterë rusë fluturuan në lartësi të ulëta mbi disa zona në periferi të qytetit Al-Bab deri në periferi të qytetit Mara, në verilindje të Aleppos. Helikopterët u ngritën nga aeroporti "Kuires".
Në të njëjtën kohë, burimet siriane raportuan për dislokimin e qindra forcave të ushtrisë siriane në zonat në periferi të qytetit Manbixh, në verilindje të Alepos. Këto burime thonë se numri i forcave të ushtrisë siriane në këtë rajon është rreth 2000.
Ndërkohë, presidenti sirian Bashar al-Assad së fundi vuri në dukje sulmet e mundshme të Turqisë në veri të Sirisë dhe deklaroi: “Do të ketë rezistencë popullore në radhë të parë dhe sigurisht në zonat ku ushtria siriane është e pranishme. Ushtria nuk është e pranishme në të gjitha pjesët e Sirisë. Nëse situata ushtarake lejon një konfrontim të drejtpërdrejtë, ne me siguri do ta bëjmë këtë".
Presidenti sirian deklaroi se dy vjet e gjysmë më parë pati përleshje mes ushtrisë siriane dhe ushtrisë turke, në të cilat ushtria siriane mundi të shkatërronte disa nga objektivat turke që hynë në vend. E njëjta situatë do të ekzistojë nëse e lejojnë mundësitë ushtarake. Përveç kësaj, do të ketë rezistencë popullore./ParsToday