Nuk duhet të lejojmë që Rusia të bëhet baza e Kinës
Ish-sekretari amerikan i Shtetit pretendoi se Rusia duhet të pengohet që të bëhet bazë e Kinës në Evropë.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë vendosur sanksione të gjera ekonomike ndaj Moskës në përgjigje të evaizonit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022. Pavarësisht të gjitha këtyre masave, Perëndimi ka frikë se intensifikimi i sanksioneve ndaj Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit, do të destabilizojë më tej situatën ekonomike në Evropë dhe tregjet globale të energjisë. Sanksionet e ndryshme të vendosura ndaj Rusisë deri më tani kanë krijuar shumë sfida për ekonominë evropiane. Ish-sekretari i Shtetit Henry Kissinger, një ish-këshilltar për sigurinë kombëtare të SHBA-së, i tha Sunday Times të Britanisë se sanksionet e Uashingtonit kundër Moskës kishin dështuar. Perëndimi duke marrë parasysh interesat e Rusisë në diskutimin e një zgjidhjeje paqësore të Ukrainës, duhet të parandalojë Kinën nga rritja e ndikimit të saj në Moskë. Kissinger shtoi: "Tani shtrohet pyetja se si t'i jepet fund kësaj lufte pa e bërë Rusinë bazë të Kinës në Evropë." Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së në vijim të fjalës së tij theksoi ruajtjen e aleancës së NATO-s, e cila pasqyron bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës. Henry Kissinger, 99 vjeç, kishte thënë më parë në samitin e Davos se konflikti i Ukrainës me Rusinë duhet të përfundojë brenda dy muajsh ose ndryshe do të dalë jashtë kontrollit, kështu që ka pak mundësi për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur në Ukrainë dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore. Marrëdhëniet midis Republikës Popullore të Kinës dhe Rusisë janë përshpejtuar në dekadën e fundit. Dyfishimi i tregtisë mes dy vendeve, nënshkrimi i marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e ekonomisë, energjetikës, ushtrisë, hapësirës etj, janë ndër treguesit e rëndësishëm të zgjerimit të bashkëpunimit mes Kinës dhe Rusisë. Gjithashtu, qëndrimet politike të dy vendeve për shumë çështje të rëndësishme politike ndërkombëtare dhe rajonale gjatë viteve të fundit kanë qenë të përafruara ose të afërta me njëra-tjetrën dhe Moska dhe Pekini kanë mbajtur të njëjtat qëndrime në kundërshtim me rendin liberalo-amerikan dhe sistemin unipolar. Sipas planifikimit dhe targetimit të Pekinit dhe Moskës, pritet që zgjerimi i nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin sasior dhe cilësor të vazhdojë dhe të arrijë në nivele edhe më të larta. Ajo që shqetëson Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj sot, është mundësia që Rusia të shkëputet nga pjesa tjetër e Evropës dhe të bëhet një aleate e përhershme e Kinës./ParsToday