Qershor 17, 2022 10:50 Europe/Tirane
  •  Al-Az'har  paralajmëron për shkatërrimuin e shtëpive të myslimane në Indi

Universiteti Al-Az'har në Egjipt dënoi prishjen e shtëpive të qytetarëve myslimanë në Indi dhe paralajmëroi për pasojat e këtyre veprimeve.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Universiteti Al-Az'har në Egjipt shprehu shqetësim të për për sulmet e forcave indiane ndaj qytetarëve myslimanë të këtij vendi.

Al-Az'har në një deklaratë tha se është thellësisht i shqetësuar për këtë forcat indiane po arrestojnë, fyejnë, rrahin dhe torturojnë një numër të të rinjve myslimanë, si dhe po shkatërrojnë shtëpitë e tyre në pjesë të ndryshme të Indisë.

Universiteti Al-Az'har tha në deklaratën e tij se sulmi ndaj myslimanëve ishte "barbar, imoral dhe një shkelje e të drejtave të njeriut".Institucioni egjiptian paralajmëroi në deklaratën e tij se vazhdimi i akteve dhe veprimeve të tilla çnjerëzore kundër myslimanëve do të intensifikojë urrejtjen, paragjykimin, neverinë dhe dhunën dhe nuk do të rezultojë në asgjë tjetër, përveç vrasjes dhe derdhjes së gjakut të njerëzve të pafajshëm.Universiteti Al-Az'har gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo shkelje dhe agresion që provokon ndjenjat e myslimanëve në Indi dhe në botë.

Aksioni i dhunshëm i forcave indiane kundër myslimanëve të këtij vendi ndodhi pasi ata hodhën poshtë fjalët fyese të dy zyrtarëve politikë të partisë në pushtet të Indisë "Bharatiya Janata" ndaj Profetit të Islamit s.a.v.s. duke mbajtur demonstrata dhe duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj fyerja ndaj Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.