Bashkimi Evropian do të shembet përpara se të anëtarësohet Ukraina
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë tha se Bashkimi Evropian mund të shembet përpara se Ukraina të anëtarësohej në këtë union.
Dmitry Medvedev tha në një deklaratë të dielën se Bashkimi Evropian i kishte premtuar Ukrainës vetëm kandidaturën për anëtarësim në bllok. Komisioni Evropian rekomandoi të premten (17 qershor) që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit, hapi i parë në një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit. Vendimi do të finalizohet në mbledhjen e javës së ardhshme. Më 28 shkurt, katër ditë pas pushtimit rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky kërkoi zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Sinjalet që dalin prej rekomandimit të Komisionit, duhet fillimisht të merren seriozisht brenda BE. Në komentet ndërkombëtare, që lëvdojnë vendimin e Brukselit, reformat e nevojshme të BE përmenden vetëm shkarazi. Por pikërisht këtu qëndron problemi në procesin e reformimit të shtyrë prej kohësh. BE nuk është në gjendje të pranojë Ukrainën ashtu si është e formësuar tani./ParsToday