Qershor 21, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • Belgjika kthen në vendlindje nënat dhe fëmijët nga Siria

Autoritetet gjyqësore belge thanë se kishin kthyer në vend gjashtë gra me nënshtetësi belge të mbajtura në një kamp të huaj sirian, të lidhur me ekstremistët e Shtetit Islamik, së bashku me 16 fëmijë.

Prokuroria Federale bëri të ditur se ky është operacioni i dytë i riatdhesimit të këtij lloji pas atij të ndodhur në korrik të vitit 2021, kur autoritetet belge kthyen gjashtë nëna dhe 10 fëmijë.

 

Në deklaratë thuhet se fëmijët kanë lindur midis 2010 dhe 2019 dhe se ata janë ndarë menjëherë nga nënat e tyre pas mbërritjes në bazën ajrore të Melsbrook.

Midis tyre është edhe jetimi i babait belg. Për këta fëmijë janë kujdesur menjëherë shërbimet kompetente të rinisë dhe prokuroria”, është bërë e ditur.

 

Transferimi nga Siria u bë i mundur me vendimin e vitit të kaluar nga qeveria belge për të lejuar kthimin e nënave që kanë shprehur qartë dëshirën për t'u kthyer dhe që janë distancuar qartë nga ideologjia ekstremiste. Testet e ADN-së u kryen për të identifikuar saktë lidhjen midis nënave dhe fëmijëve që u kthyen të martën.

 

Të gjitha gratë në fluturimin e fundit u dënuan në Belgjikë deri në pesë vjet burg dhe u arrestuan pas mbërritjes. Fëmijët e tyre do të qëndrojnë për disa kohë nën mbikëqyrjen mjekësor./Syri