Qershor 22, 2022 13:19 Europe/Tirane
  • Vrasja e fshehtë e dhjetëra refugjatëve irakianë në Poloni

Komiteti Hetues i Bjellorusisë në një raport të tij njoftoi vrasjen e 135 refugjatëve irakianë dhe varrimin e tyre sekret nga forcat ushtarake të Polonisë.

Kanali televiziv Al-Majadin njoftoi se Komiteti Hetues i Bjellorusiasë u takua me një delegacion irakian në Minsk për të dhënë informacione mbi vrasjen masive dhe varrosjen sekrete të 135 emigrantëve irakianë nga trupat ushatarke të Polonisë në rajonin kufitar.Komiteti Hetimor i Bjellorusisë mori informacionin nga Emil Chechko, një ushtar polak i cili u arratis në Bjellorusi disa muaj më parë dhe pastaj trupi i pajetë i të cilit u gjet më vonë në Minsk.Komiteti ka dokumentuar aktet kriminale kundër 135 emigrantëve shtetas të Irakut.Trupat e emigrantëve thuhet se si pasojë e veprimeve të dhunshme të ushtarëve polakë dhe mjeteve speciale, trupat e këtyre emigrantëve irakianë kishin marrë plagë të rënda.Përveç kësaj, pala bjelloruse duke kontaktuar diusa përfaqësues të Iranit, u dha atyre informacion mbi rastin e krimeve të kryera ndaj azilkërkuesve që kishin ardhur nga Azia Perëndimore.Në muajt e fundit, disa vende evropiane kanë bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së emigrantëve në territorin e vendeve të BE-s.Polonia vendosi tela me gjemba në kufijtë e saj dhe vendosi disa mijëra trupa ushtarake.Agjencia e OKB-së për refugjatët tha të premten se numri i të vdekurve nga refugjatët po rritet me një shkallë alarmante./ParsToday