Korrik 01, 2022 10:02 Europe/Tirane
  • Grabitet blindi në mes të Romës, panik te kalimtarët

Persona të armatosur grabitën në orët e para të mëngjesit një mjet të blinduar në Romë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ndodhi në rrugën Anteo në zonën e Casalinas, gjatë së cilës pati dhe shkëmbime të shtëna mes policisë dhe grabitësve.

 

Për pasojë, një nga efektivët e policisë mbeti i lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë që grabitësit u larguan me paratë e rrëmbyera dhe u larguan në drejtim të paditur, një operacion i gjerë ka nisur nga policia e kryeqytetit italian për kapjen e tyre./Syri