Korrik 01, 2022 11:11 Europe/Tirane
  • Financonte celula xhihadiste në Bosnje, arrestohet 52 -vjeçari në Bolonja

Një 52 vjeçar është vendosur në arrest shtëpie nga policia italiane pasi dyshohet se ai ka financuar celula cxhihadiste në Bosnjë që nga 2014.

Sipas transfertave të parave mendohet se 52 vjeçari, me origjinë boshnjake kishte dërguar mbi 50 mijë euro.

 

Hetimi i kryer nga antiterrori i prokurorisë së Bolonjës nisi në muajt e parë të 2020, si pjesë e operacioneve të monitorimit të ROS-it mbi qarqet radikale me origjinë xhihadiste.

 

52-vjeçari, i ligjshëm në Itali, është një zejtar që zotëron një sipërmarrje individuale në sektorin e ndërtimit. Sipas hetimeve, burri karakterizohet nga një "profil ideologjiko-konfesional që i përmbahet një vizioni radikal ekstremist të Islamit"./Syri