Korrik 14, 2022 17:56 Europe/Tirane
  • Rrëzohet qeveria italiane, kryeministri Draghi njofton dorëheqjen

Qeveria italiane e Mario Draghit është rrëzuar. Kryeministri italian ka paralajëmruar dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i Lëvizja 5-Yjet.

Më herët pati një mocion besimi në Dhomën e Lartë të Parlamentitm, në Senat, për masat që synojnë të ndihmojnë në përballimin e krizës së kostos së jetesës.

 

Pavarësisht se Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Menjëherë pas seancës në Senat, Draghi shkoi në Quirinale për të takuar Mattarella-n.

 

Kryeministri, Mario Draghi, tha në fillim të kësaj jave se qeveria e tij nuk mund të vazhdonte pa mbështetjen e 5-Yjeve dhe ka përjashtuar mundësinë e udhëheqjes së një koalicioni me një përbërje të ndryshme.

“Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike.

Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar.

Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike.

Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme. Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të shkonte përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin.

Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk ekzistojnë më. Ju falënderoj për punën tuaj, rezultatet e shumta të arritura. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”.- thotë kryeministri./Syri