Korrik 15, 2022 14:32 Europe/Tirane
  • Tërmeti në Ekuador, i vdekur një adoleshent

Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi brigjet e Ekuadorit dje dhe një djalë 16-vjeçar humbi jetën, njoftuan autoritetet.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti goditi në një thellësi prej rreth 80 kilometrash dhe se epiqendra e tij ishte rreth 20 kilometra në verilindje të portit të Guayaquil.

 

Instituti Gjeofizik i Ekuadorit bëri të ditur se tërmeti është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit, megjithëse ishte “i dobët” në male.

 

Kryetari i kantonit Simon Bolivar në provincën bregdetare të Gayas tha se 16-vjeçari u vra kur një kabllo e tensionit të lartë ra mbi të./Syri