Gazprom ndalon dërgesat e gazit natyror në Evropë
Frika më e madhe e evropianëve lidhur me furnizimin e shteteve të BE-së me gaz natyror duket se konfirmohet përmes një letre të bërë publike nga agjencia Reuters. Gjigandi rus Gazprom ka shpallur "forcë madhore" për furnizimet me gaz në Evropë të paktën një klienti kryesor.
Ndër të tjera, në letër thuhet se Gazprom, i cili ka monopolin e eksportit të gazit natyror rus përmes tubacioneve, nuk mund të përmbushë detyrimet e furnizimit për shkak të rrethanave "të jashtëzakonshme" jashtë kontrollit të tij. Në të njëjtën kohë, një burim tregtar tha se letra kishte të bënte me furnizimet me gaz nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1, i cili është një rrugë e rëndësishme furnizimi si për Gjermaninë ashtu edhe përtej. Nga ana e saj, kompania ruse nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje.
Thirrja e "forcës madhore" nuk mund të përjashtohet që të përkeqësojë më tej marrëdhëniet Rusi-Perëndim, të cilat janë të tensionuara për shkak të pushtimit të Ukrainës./Syri