Korrik 20, 2022 15:49 Europe/Tirane
  • Zjarrfikësit e Londrës, për herë të parë kaq të ngarkuar

Një valë të nxehti që solli temperatura të larta rekord në vendet anembanë Evropës po shtyhej të mërkurën më tej në veri dhe lindje dhe vazhdon të përfshijë kontinentin.

Belgjika jugore dhe pjesë të Gjermanisë perëndimore dhe jugperëndimore parashikohet të arrijnë +40°C të mërkurën.

 

Ndërkohë në Gjermani disa qytete e kanë thyer të martën rekordin me 40 gradë, ndërkohë që shërbimi i motit DËD  parashikon temperatura deri në +41°C përgjatë lumit Rhine sot, të mërkurën.

 

Holanda pa temperatura në Mastriht 38.9°C të marten dhe që pritet të tejkalohen të mërkurën.

Në Francën veriore, qindra banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre pasi temperaturat e larta shkaktuan zjarre që shkatërruan më shumë se një mijë hektarë bimësi në Brittany.

Në Angli, ku rekordet e temperaturës u thyen të martën, kryebashkiaku i Londrës tha se zjarrfikësit e qytetit të tij kishin ditën e tyre më të ngarkuar me punë për t’ iu përgjigjur thirrjeve që pas Luftës së Dytë Botërore.

Saddiq Khan i tha BBC Neës se në një ditë normale, departamentet e zjarrfikësve marrin rreth 350 thirrje për ndihmë, por të martën ata trajtuan më shumë se 2,600 thirrje.

Një incident i rëndë u quajt në Londër, ngjarja e së martës kur 250 zjarrfikës u dërguan për të luftuar zjarret në livadhe në jug dhe lindje të Londrës, ndërsa një zjarr i madh në fshatin Ëennington pranë kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar dogji shtëpi dhe fusha.

Rreth 175 zjarrfikës luftuan kundër një zjarri në Upminster, me tymin që u derdh përgjatë autostradës M25 dhe 85 zjarrfikës të tjerë morën pjesë në dy zjarre në pyje pranë qytetit Croydon në Londër./Syri