Korrik 28, 2022 08:10 Europe/Tirane
  • Zjarri në pyll në kufirin gjermano-çek po përhapet, parku kombëtar në rrezik

Një zjarr në pyll që ka përfshirë zonën në të dy anët e kufirit midis Gjermanisë dhe Republikës Çeke po përhapet dhe kërcënon të shkatërrojë parkun e famshëm kombëtar.

Zjarri që shpërtheu gjatë fundjavës dhe përfshiu rajonin e Zvicrës Çeke në anën çeke dhe Parkun Kombëtar të Zvicrës Saksone në anën gjermane dukej se ishte nën kontroll, por u përhap sërish herët në mëngjes, raporton DPA.

Disa qindra zjarrfikës në të dy anët e kufirit po shuajnë zjarrin, me ndihmën e kolegëve nga Polonia dhe Sllovakia.

Autoritetet kanë paralajmëruar turistët që të mos vijnë në zonë.

Aktualisht janë prekur rreth 250 hektarë pyje, ndërsa për shuarjen e zjarrit po ndihmojnë edhe tetë helikopterë./Syri