Gusht 27, 2022 15:29 Europe/Tirane
  • Heqja e dollarit nga tregtia ruso-indiane

Presidentja e BRICS Parnima Anand njoftoi se Rusia dhe India nuk kanë nevojë për dollarin amerikan në tregtinë e tyre, pasi kanë kaluar në monedhat kombëtare për të shlyer llogaritë e ndërsjella.

BRICS është një forum ndërkombëtar socio-ekonomik dhe politik që përfshin pesë vende: Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Anand shtoi: "Ne kemi zbatuar zgjidhjen e shlyerjeve të ndërsjella në rubla dhe rupi, dhe nuk ka nevojë që vendet tona të përdorin dollarë në shlyerjet e ndërsjella". Një zgjidhje e ngjashme e shlyerjeve të ndërsjella në rubla dhe juan është duke u zhvilluar edhe nga Kina. Kjo do të thotë se vendet e BRICS do të hapen ndaj Rusisë dhe kjo do t'i japë Moskës mundësinë për të kapërcyer pasojat e sanksioneve. Më parë, kishte raporte për përdorimin e monedhave të tjera përveç dollarit në tregtinë midis Rusisë, Kinës dhe Indisë me qëllim të kundërshtimit të sanksioneve të SHBA. Shifrat doganore që nga fillimi i gushtit 2022 tregojnë se kompanitë indiane po konvertojnë dollarët e tyre dhe po përdorin monedhat aziatike, veçanërisht juanin kinez, për të blerë qymyr nga Rusia. Këto kompani përpiqen të përdorin monedha të tjera përveç dollarit për të minimizuar rrezikun e shkeljes së sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Kompanitë indiane të çelikut dhe çimentos kanë blerë qymyr rus duke përdorur dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, dollarë të Hong Kongut, juan kinez dhe euro. India ka rritur ndjeshëm blerjen e naftës dhe qymyrit nga Rusia që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë dhe kjo e ka ndihmuar Moskën të reduktojë efektet negative të sanksioneve perëndimore. Sigurisht, në këtë drejtim, indianët kanë shfrytëzuar mundësinë për tu furnizuar me lëndë të para të lira. Veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të vendosur sanksionet më të ashpra kundër Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, si dhe për të parandaluar shkëmbimet tregtare dhe energjitike të vendit, kanë çuar në një nxitje të re dhe kanë luajtur një rol për të zëvendësuar dollarin si monedhën kryesore ndërkombëtare, e cila deri më tani ka peshën dominuese në tregti dhe financat globale. Duke shpërdoruar mundësinë e krijuar nga pushtimi rus i Ukrainës për të dobësuar Moskën, Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë vendosur sanksione ekonomike gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, të cilat në fakt ndalojnë bankën qendrore të Rusisë, fondin sovran të pasurisë, bankat dhe individët të tregtojnë me dollarë amerikanë. Tani fokusi i Rusisë është përqendruar në përdorimin e monedhave kombëtare në shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe energjetike me vendet e tjera. Kjo është veçanërisht fitimprurëse për dy vendet anëtare të BRICS, Indinë dhe Kinën, të cilat të dyja janë partnerët kryesorë tregtarë, ekonomikë dhe energjetikë të Rusisë./parstoday/