Putin: Lufta ekonomike e Perëndimit kundër Rusisë dështoi
Presidenti rus tha se lufta ekonomike e Perëndimit kundër Rusisë ka dështuar.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Bashkimin Evropian, kanë vendosur sanksione të gjera ekonomike kundër Rusisë. Pavarësisht këtyre veprimeve, Perëndimi ka frikë se ashpërsimi i sanksioneve ndaj Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në atë të naftës dhe gazit, do të rëndojë edhe më shumë kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet globale të energjisë. Sipas Sputnik, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një fjalim të hënën tha: "Rusia ka mposhtur metodat destruktive të Perëndimit duke zbatuar masa mbrojtëse, në mënyrë që treguesit e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë tregojnë rritjen e ekonominë ruse”. Putin e vlerësoi situatën e buxhetit të Rusisë si në një pozitë më të mirë se shumë vende anëtare të Grupit G20 dhe BRICS. Presidenti rus theksoi gjithashtu nevojën për të shmangur dollarin amerikan në transaksionet me vendet e tjera. Departamenti Amerikan i Thesarit theksoi së fundmi se embargoja ndaj importeve të naftës nga Rusia do të vazhdojë pas zbatimit të mekanizmit të çmimeve tavan dhe kërcënoi se do të sanksionojë kompanitë që blejnë naftën e Moskës me çmime të larta. Ministrat e ekonomisë të shtatë vendeve të industrializuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë, arritën një marrëveshje të premten për të vendosur një çmim tavan për eksportet ruse të naftës. Kremlini ka theksuar tashmë se Rusia nuk do t'i shesë më naftë asnjë vendi që respekton këtë çmim tavan./ParsToday