Shtator 21, 2022 08:00 Europe/Tirane
  • Presidenti i Kilit: Palestina ka të drejtë të jetë e lirë dhe e pavarur

Presidenti i Kilit kërkoi nga Kombet e Bashkuara t'u përmbahen rezolutave të tyre, sipas të cilave posedimi i një shteti të lirë dhe të pavarur është e drejtë e patjetërsueshme e palestinezëve.

Sipas rrjetit Al Jazeera, të martën Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u bëri thirrje vendeve që të mos i normalizojnë shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj palestinezëve. Boric vazhdoi deklaratën e tij dhe shtoi: Nuk duhet të normalizojmë shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut të popullit palestinez dhe duhet të zbatojmë ligjet ndërkombëtare dhe rezolutat që kjo asamble i publikon vit pas viti. Fjalimi i Presidentit të Kilit në Kombet e Bashkuara erdhi pas një sfide diplomatike mes Kilit dhe regjimit sionist. Së fundmi, në përgjigje të martirizimit të një adoleshenti palestinez nga ushtarët izraelitë, Boric refuzoi të marrë pjesë në një takim për të pranuar Gil Artzilin, ambasadorin e ri të regjimit sionist në Kili. Komiteti Hebre Amerikan e cilësoi këtë veprim si të paprecedentë dhe shtoi: Artzili duhet të pranojë rrezikun e dëmtimit të pariparueshëm në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kilit. Të drejtat e popullit të shtypur palestinez janë shkelur nën çizmet e regjimit sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, ky regjim ka kryer krimet më të egra kundër palestinezëve. Kombet e Bashkuara e pranuan Palestinën si shtet vëzhgues jo-anëtar të OKB më 29 nëntor 2012./ParsToday