Shtator 21, 2022 09:53 Europe/Tirane
  • Rusia thërret 300 mijë rezervistë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka thirrur 300 mijë rezervistë në armë për të luftuar në Ukrainë. Por ky mobilizim i pjesshëm do ketë pak efekt imediat

Duhen muaj për të mobilizuar, pajisur dhe organizuar forca të reja luftarake, edhe nëse ata që thirren, kanë përvojë të mëparshme ushtarake.

 

Nëse Rusia nuk fillon të dërgojë forcat e reja në betejë pjesë-pjesë, atëherë ato nuk do të përfshihen në luftime deri në pranverën e ardhshme.

Dhe duke pasur parasysh humbjet materiale katastrofike për Rusinë, Moska mund të ketë probleme për të siguruar pajisje të reja për njësitë e reja, në mënyrë që të luftojnë në mënyrë efektive.

Duke përdorur pajisje të sofistikuara perëndimore, ushtria e Ukrainës ka bërë kërdinë mbi makinerinë pushtuese të Rusisë, duke hedhur në erë depot e municioneve, postet komanduese dhe bazat pas vijave të frontit.

Është bërë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin që të organizojë dhe pajisë forcat që tashmë i ka në luftë, e lëre më ndonjë forcë të re.

Po trupat që shërbejnë aktualisht në Ukrainë? Morali mendohet se është shumë i ulët.

Tani disa prej tyre do mësojnë se kontratat u janë zgjatur, ashtu siç duket edhe perspektiva e një dimri të gjatë dhe të vështirë./Syri