Shtator 25, 2022 10:00 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Indisë për të reformuar strukturën e Këshillit të Sigurimit

India dhe Portugalia iu bashkuan grupit të vendeve që kërkojnë të reformojnë strukturën e Këshillit të Sigurimit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ministri i Jashtëm indian Subramaniam Jaishankar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se struktura aktuale e Këshillit të Sigurimit është bërë joefektive dhe në këtë situatë, reformimi i strukturës së Këshillit të Sigurimit ka mbështetjen e anëtarëve të OKB-së. Jaishankar theksoi: Në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, kontinenteve dhe rajoneve të tjera u mohohet e drejta e votës në mbledhjet ku diskutohet e ardhmja e tyre. Ky zyrtar indian shtoi: India, nga ana e saj, është e gatshme të marrë një përgjegjësi të madhe në këtë drejtim dhe ajo që ne duam janë negociatat serioze dhe të ndershme për këtë çështje të rëndësishme. Nga ana tjetër, “Antonio Costa”, kryeministri i Portugalisë, ka kërkuar reforma në Këshillin e Sigurimit, si dhe përfshirjen e Indisë dhe Brazilit në këtë organ të OKB-së. Disa ekspertë besojnë se një nga shkaqet më të rëndësishme të joefikasitetit të Këshillit të Sigurimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare është dobësia e mekanizmave të monitorimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit dhe njëanshmëria e Këshillit të Sigurimit, si dhe politizimi i këtij institucioni (si përdorimi i vetos). Për këtë është nevojshme reformimi i strukturës së Këshillit të Sigurimit./ParsToday