Shtator 28, 2022 09:39 Europe/Tirane
  •  Katalunia kërkon referendum të ri për pavarësi

Katalonia kërkon të arrijë një marrëveshje me qeverinë spanjolle rreth mbajtjes së një referendumi për pavarësinë e mundshme të rajonit, e cila do të njihet si nga Spanja, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, qeveria spanjolle e hodhi poshtë propozimin. “Ata kanë aspirata maksimaliste, të cilat absolutisht nuk pranohen nga qeveria”, u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Isabel Rodriguez. Por të dyja qeveritë do të vazhdojnë të bisedojnë për të “normalizuar” marrëdhëniet e tyre, tha ajo. Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka favorizuar dialogun me Kataloninë për të rindërtuar marrëdhëniet, pasi një përpjekje kaotike e njëanshme për pavarësi në vitin 2017 e zhyti Spanjën në krizën e saj më të keqe politike në vite. Megjithatë, Madridi mbetet fuqimisht kundër pavarësisë dhe deri më tani ka përjashtuar një referendum ligjor. Kushtetuta spanjolle bllokon shpërbërjen e vendit, por disa studiues dhe separatistë katalunas argumentojnë se mund të ketë hapësirë ligjore për një votim nëse qeveria spanjolle bie dakord. Kreu i qeverisë katalanase, Pere Aragones i tha parlamentit rajonal se për një referendum tjetër, Katalonisë i duhej miratimi i Madridit. Rreth 52 për qind e katalanasve kundërshtojnë pavarësinë dhe 41 për qind e mbështesin atë, sipas një sondazhi të qershorit.