Shtator 28, 2022 09:40 Europe/Tirane
  •  BE nuk bie darkord për sanksione të reja ndaj Rusisë

Negociatat për planet e ashpërsimit të sanksioneve të BE kundër Rusisë po paraqesin vështirësi. Në bisedimet e para të Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, Hungaria dhe Qiproja kanë refuzuar një kufizim të çmimit për naftën ruse, bëhet e ditur nga Brukseli.

Një limit për çmimin do të bënte që Rusia të ndalte furnizimet. Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka bërë përgjegjëse masat ndëshkuese të BE për rritjen masive të çmimeve për konsumatorët. Qiproja nga ana e saj do të mbrojë kompanitë e lundrimit që furnizojnë me naftë ruse vende të treta. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, në kuadër të konferencës vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë kritikoi “pengesat për investime në sektorin nuklear”. Hungaria kërkon të ndërtojë dy reaktorë atomikë në bashkëpunim me koncernin rus, Rosatom. Gjermania ndër të tjera punon në Bruksel për fundin e bashkëpunimit nuklear me Rusinë. Të gjitha sanksionet kundër Rusisë kërkojnë vendim unanim të vendeve anëtare.