Shtator 29, 2022 07:45 Europe/Tirane
  •  Referendumi i anëtarësimit ndërlikon procesin diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës

Në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, presidenti turk propozoi krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth termocentralit Zaporozhia.

Në një telefonatë me Volodimir Zelenskiy, Erdogan theksoi se mbajtja e një referendumi nga Rusia në rajonet nën kontrollin e saj në Ukrainën lindore do të komplikojë procesin diplomatik midis Moskës dhe Kievit. Duhet theksuar se referendumi në dy republikat Luhansk dhe Donetsk, si dhe në dy rajonet Kherson dhe Zaporizhia në Ukrainën lindore, filloi javën e kaluar dhe përfundoi të martën. Vlerësimet e fundit tregojnë se në secilin prej këtyre katër rajoneve, më shumë se 90 për qind e pjesëmarrësve votuan në favor të bashkimit me Rusinë. Ukraina dhe vendet e NATO-s thonë se këto referendume janë të paligjshme, ndërsa Rusia është ende i vetmi vend që i deklaron legjitime këto votime. Pavarësisht nëse Perëndimi e sheh referendumin si legjitim apo jo, në ditët në vijim, Rusia ka të ngjarë të njoftojë se këto rajone tani janë pjesë e Federatës Ruse, duke çuar në një fazë të re në luftën Rusi-Ukrainë.