Tetor 10, 2022 11:00 Europe/Tirane
  •  Demonstrata në Evropë në shenjë proteste kundër sanksioneve anti-ruse perëndimore

Qytetarët në shumë qytete evropiane protestuan kundër rritjes së çmimeve dhe krizës energjetike në shenjë proteste ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, protestuesit kundër rritjes së çmimeve dhe krizës së energjisë në shumë qytete evropiane, duke përfshirë Berlinin, Vjenën, Pragën dhe Romën, këtë të shtunë organizuan demonstrata, duke kërkuar anulimin e sanksioneve të vendeve perëndimore kundër Rusisë, pasi mendojnë se sanksionet kanë nxitur kriza energjetike në kontinentin evropian. Sanksionet perëndimore kundër Rusisë me pretekstin e luftës në Ukrainë kanë shkaktuar një krizë energjetike në Bashkimin Evropian dhe shumë industri në vendet evropiane janë përballur me rrezikun e falimentimit për shkak të pamundësisë për të paguar kostot e larta të energjisë. Bashkimi Evropian ka miratuar deri më tani 8 paketa sanksionesh kundër Rusisë, dhe këto sanksione kanë sjellë një rritje të inflacionit në vendet evropiane duke rritur çmimin e karburantit, ndërkohë që Evropa është shumë e shqetësuar për furnizimin me energji në sezonin e ftohtë të ardhshëm.