Tetor 10, 2022 11:02 Europe/Tirane
  •  3 ushtarë sionistë u vranë dhe u plagosën në Kodsin e pushtuar

Një ushtar sionist u vra dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave në vendkalimin qendror në veri të Kodsit.

Sipas raportimit të gazetës sioniste Jerusalem Post, zëdhënësi i policisë kufitare të regjimit sionist të dielën ka njoftuar se një person ka nisur të qëllojë mbi ushtarët sionist pasi iu afrua postbllokut “Shufat”. Krahas kësaj, plumba janë qëlluar nga ana e një makine në kalim, si pasojë e të cilit një ushtar sionist ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.  Helikopterët e policisë izraelite kanë fluturuar menjëherë për të gjetur autorët e kësaj ngjarjeje.  Yair Lapid, kryeministri i regjimit sionist, e ka cilësuar situatën si “serioze”. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se një adoleshent palestinez 17-vjeçar ka rënë dëshmor gjatë një konflikti me ushtarët sionistë në qytetin “Jenin” që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor. Para kësaj, ra dëshmor edhe një adoleshent tjetër 17-vjeçar. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës gjithashtu njoftoi se 11 persona janë lënduar nga plumbat e luftës dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Pas përshkallëzimit të krimeve sioniste në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar, janë shtuar edhe operacionet e rezistencës së armatosur.