Spanja shkatërron një rrjet të trafikut njerëzor në Mbretërinë e Bashkuar
Policia spanjolle shkatërroi një rrjet të trafikut të qenieve njerëzore në MB.
Sipas agjencisë Reuters, policia spanjolle njoftoi të shtunën se ka arrestuar anëtarët e një rrjeti të trafikut njerëzor që transportonte emigrantë shqiptarë nga Spanja në Britani duke i fshehur në varka dhe anije mallrash që nga viti 2014. Sipas policisë spanjolle, emigrantët shqiptarë, disa prej të cilëve ishin të mitur, i paguanin këtij grupi të trafikut të qenieve njerëzore nga 3000 deri në 15000 euro për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe dhe përpara se të transferoheshin në portet e Portsmouth, Southampton dhe Liverpool përmes rrugëve me varka dhe anije sistemoheshin pranë porteve Santander dhe Bilbao në veri të Spanjës. Policia spanjolle nuk e di se sa persona janë futur kontrabandë në Britaninë e Madhe nga ky grup dhe ka thënë vetëm se metodat e fshehjes së këtyre personave ishin të rrezikshme për sigurinë fizike të emigrantëve, disa prej të cilëve ishin të mitur.