Amerika zemërohet nga deklaratat e Mahmud Abbas
Takimi dhe bisedimet e kreut të Autoritetit Autonom të Palestinës me presidentin e Rusisë në margjinat e samitit të 6-të të SICA ka nxitur zemërimin e Uashingtonit.
Presidenti i Autoritetit Autonom të Palestinës, Mahmud Abbas u takua me presidentin rus Vladimir Putin në margjinat e samitit ndërkombëtar të SICA në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit.Abbas në këtë takim deklaroi se populli palestinez nuk i beson Amerikës dhe se Uashingtoni nuk është në gjendje të ndërmjetësojë mes regjimit sionist dhe Autoritetit Autonom të Palestinez.Sipas faqes Axios, reagimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj takimit dhe bisedimeve mes presidentit të Autoritetit Autonom të Palestinës, Mahmud Abbas dhe presidentit rus Vladimir Putin si dhe deklaratat e tij për mosbesimin e Mahmud Abbas ndaj administratës së presidentit amerikan Joe Biden në prani të Putinit ka zemëruar Uashingtonin.Një zëdhënës i Këshillit Amerikan të Sigurisë Kombëtare deklaroi se Shtëpia e Bardhë është "thellësisht e zhgënjyer" nga deklarata e Mahmud Abbas në takimin me Putinin se ai nuk i besonte qeverisë Biden. Bazuar në këtë raport, Abbas ka thënë: "Rusia mbështet drejtësinë dhe ligjet ndërkombëtare dhe kjo është e mjaftueshme për palestinezët". Dy burime të mirëinformuara i thanë faqes së internetit Axios se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të zemëruar për këtë çështje dhe kanë informuar këshilltarët e Abasit për këtë.