Tetor 25, 2022 08:52 Europe/Tirane
  • Sot votëbesimi i qeverisë së koalicionit të djathtë në Parlamantin e Italisë

Pas betimit në Presidencë dhe takimit me Mario Draghi, hapi i fundit drejt marrjes së detyrës të kryeministres Giorgia Meloni është ditën e sotme.

Qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë pritet që të votëbesohet rreth orës 19:00 në Parlamentin e Italisë dhe më pas të nisi menjëherë punën.Por më parë, rreth orës 11:00 pritet të mbajë fjalën Giorgia Meloni.

Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacionale Lega. Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani./shqiptarja/